Tetova  
 
  Faqja kryesore 04/26/2024 1:32am (UTC)
   
 



Betohet presidenti i ri, Barak Obama
20/01/2009 18:40

Betohet presidenti i ri, Barak Obama

Me doren e mbeshtetur mbi bibel, Barak Obama betohet se do te punoje per te miren e kombit dhe se do te ruaje Kushtetuten amerikane.

 

"Une betohem se do te ekzekutoj detyren e presidentit me ndershmeri dhe do te mbroj Kushtetuten e SHBA. Me ndihmo, Zot!", u shpreh Obama. 

Tashme Obama, kreu i pare afro-amerikan ne histori, merr zyrtarisht drejtimin e Shtepise se Bardhe, duke u bere keshtu presidenti i 44-t i SHBA-ve.

Ne nje ceremoni gjigante, qe kaloi cdo parashikim, perpara kombit te tij po dhe gjithe botes, Obama premtoi se do ta kryeje me pergjegjshmeri te plote dhe me devotshmeri detyren si president i Shteteve te Bashkuara.

Obama-botes myslimane: Respekt reciprok

"Duke nisur qe sot, duhet te vihemi ne levizje per te ribere Ameriken".

Keshtu deklaroi ne fjalimin e pare si president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama. 

Kreu i Shtepise se Bardhe ka premtuar se bashke me stafin e tij do te punoje fort per ta nxjerre vendin nga kriza ekonomike.

"Kemi vendosur t'i themi ndal premtimeve false. Amerika eshte nje komb ku cdo burre, grua, femije kerkon mundesi te barabarta", u shpreh Obama.

Presidenti i 44-ert paralajmeroi se udhetimi qe vendi po nis sot eshte i veshtire, me rrisqe, po ka si synim permbushjen e te gjitha ambicieve.

"Kriza ekonomike ne te cilen ndodhemi ka nevoje per veprimet e duhura. Ne duhet te ndertojme rruge, ura, te veme ne vend shkencen, te rrisim cilesine e kujdesit shendetesor, do te shfrytezojme ujin, detin, eren dhe do te perballemi me kerkesat e kesaj epoke te re", theksoi Obama.

Duke iu drejtuar botes myslimane, presidenti kerkoi qe te ecet perpara bazuar ne respektin reciprok.

"Ju lidere, qe tentoni t'ia hidhni fajin perendimit, dijeni se popujt tuaj do t'ju gjykojne per ate cfare po beni!", theksoi Obama.

Njeriu me i fuqishem i rruzullit premtoi ndihme dhe perkushtim per popujt e varfer qe jetojne ne bote.

"Nuk mund te shohim me kete varferi. Bota ka ndryshuar dhe ne do te ndryshojme bashke me te!", vleresoi Obama.

Po ashtu presidenti Obama i premtoi kombit te vet siguri dhe fitore ndaj cdo force qe kerkon dhune e shkaterrim.
-----------------
Kaka:Do mbetem te Milani
19/01/2009

Berlusconi : Kaka qendron tek Milani

Pas nje dite te gjate tratativash, kur dukej se transferimi i yllit brazilian tek Manchester City ishte dicka e perfunduar, presidenti i Milanit ne nje lidhje direkte ne nje program televiziv deklaron: Kaka qendron me ne. Parate s'jane gjithcka per te.

 

Sipas kryeministrit italian, refuzimi ka ardhur nga vete lojtari, pikerisht kur pritej 'ok' i tij per te perfunduar transferten. Dy klubet kishin rene dakort me shifren e stratosferike prej 130 milione eurosh, nderkohe qe lojtari do te perfitonte 18-20 milione per sezon.

Gjate mbremjes, tifozet e Milanit te mbledhur poshte apartamentit te futbollistit, kane protestuar kunder transferimit te tij. Ne nje moment Kaka` u shfaq ne dritare duke vene nje dore ne zemer dhe duke mbajtur ne doren tjeter ne bluze te Milanit. Ndoshta vendimin e kishte marre qe ne ate cast...


--------------------------------------
Vera kosovare Stonecastle, në supermarketet më të mëdha britanike

-------------------------------------------
Pamaja njeh KOSOVEN.(Lajm i shkurter)
-------------------------------------------

Vera e kuqe, Stonecastle, prodhim më i fundit i bodrumit të verës në Rahovec, e cila ka pushtuar treyzat e qytetarëve të Kosovës për shkak të shijes dhe cilësisë së saj shumë të mirë, ka gjetur hapësirë shitjeje edhe në tregun perendimor.

Siç raporton websajti i specializuar www.offlicencenews.co.uk, vera nga Republika e pavarur e Kosovës, për herë të parë do fillojë të shitet në Britani të Madhe.

“Vera e prodhuar nga rrushi vranac Stoncastle, që nga muaji mars do të lansohet dhe shitet në supermarketët më të mëdha të Britanisë së Madhe''.

''Ajo do të importohet nga prodhuesi i verës Stoncastle nga Rahovec i cili ndodhet në territorin e Ballkanit. Importimi do të bëhet nga kompania NWWS në krye me David Rowe” , thuhet në njoftim të kësaj të këtij websajti.

Kompania NWWS operon në Evropë dhe Azi.

“Gjithashtu ekzistojnë planet për dërgesimin e verës nga Sarda Group në Indi dhe Republikën e Gjeorgjisë”, thuhet më tej.

Bodrumi i verës në Rahovec është privatizuar gati prej dy vitesh dhe njëri prej aksionarëve kryesorë të saj është edhe biznesmeni i njohur shqiptaro-amerikan Harri Bajraktari. Ai ka premtuar që kjo lloj vere cilësore, do të gjejë treg edhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës.www.tettovahome.de.tl

Kriza ekonomike ka rrezik të rrisë urinë në botë


Duke patur parasysh krizën ekonomike dhe financiare, programi për ushqimin i Kombeve të Bashkuara dhe organizata humanitare gjermane "Ndihma për urinë në botë" paralajmërojnë për ekzistencën e rrezikut të ashpërsimit të gjendjes së urisë në vendet e varfëra.

Qëllimi i përgjysmimit të numrit të të uriturve në botë deri në 2015 në krahasim me vitin 1990, është vënë në rrezik akut, tha zëdhënësi i Programit për Ushqimin, Ralf Sydof (Ralf Südhoff) për gazetën "Berliner Zeitung".

Ulja me një përqind e rritjes ekonomike në vendet në zhvillim do të thotë që edhe 20 milionë njerëz të tjerë bien nën kufirin e varfërisë.

Presidenti i Programit për Ushqimin, Hans Joahim Projs (Hans-Joachim Preuß) i tha gazetës se kjo vlen edhe për vendet si Kina, India dhe Brazili.

Nëse rritja ekonomike në Kinë përgjysmohet, atëherë 15 milionë fshatarë të vegjël do të preken nga varfëria. /dw/

Sheikët nuk kanë të ndalur


Jose Mourinho, Foto: AP
Jose Mourinho, Foto: AP
Zyrtarët e Manchester Cityt do të qëndrojnë në Milano edhe pas transferimit të Kakasë, pasi që sheikët që e pronësojnë Cityn porsa ta rrëmbejnë brazilianin, do të trokasin në derën e Interit për ta rrëmbyer trajnerin Jose Mourinho.

“Times” njofton se sheiku Mansour i ka urdhëruar menaxherët e tij që pas superyllit të Milanit ta sjellin në skuadër edhe trajnerin e rivalit të qytetit, Inter.

Mourinho paguhet nëntë milionë euro në sezon te zikaltrit, ndërsa nuk është ndonjë problem për pronarët e Cityt që ta dyfishojnë këtë vlerë, me qëllim që ta joshin portugezin sërish drejt Ligës Premier.

Sipas medieve britanike, City dëshiron të krijojë një skuadër më të fuqishme se Chelsea, Manchester United dhe Liverpool së bashku, ndërsa për ta arritur këtë, atyre iu nevojitet një trajner i klasit të Mourinhos për të menaxhuar me superyjet.

Një fotografi nudo e Madonnës nxirret në ankand


Madonna, Foto: People
Madonna, Foto: People
Një fotografi, në të cilën Madonna paraqitet lakuriq e realizuar kur këngëtarja ishte në moshë 30-vjeçare, pritet të shitet afër 10.000 euro në një ankand në muajin shkurt.

Kjo është njëra nga gjashtë fotografitë e bëra nga fotografi Lee Friedlander, të cilat asokohe i janë shitur revistës “Playboy” dhe janë publikuar në vitin 1985.

Shtëpia e ankandeve “Christie” me 12 shkurt do ta nxjerrë në shitje këtë fotografi, si dhe një fotografi tjetër të realizuar nga Helmut Newton ,ku Madonna paraqitet gjysmë lakuriq.

Parkon automjetin, mbi të fqinjit!


Një vozitëse britanike me Mercedesin e saj automatik me vlerë prej afro 20.000 eurosh e ka shkelur gazin në vend të frenave dhe ka përfunduar mbi automjetin e fqinjit të tipit Chrysler të parkuar para shtëpisë së saj në qytetin britanik Ashtead, shkruan e përditshmja Telegraph.

Pronarin e Chryslerit, Robert Den-Hartog, mësues në shkollën fillore, e ka zgjuar nga gjumi një zhurmë e pazakontë, për të zbuluar se automjeti i tij i parkuar me vlerë prej mbi 10.000 euro, është tërësisht i shkatërruar. Ai menjëherë ka thirrur policinë.

Den-Hartog i cili jeton me bashkëshorten e tij Claire nuk ka mundur tu besoj syve të vet: “Gruaja ime dhe unë sapo ishim shtrirë, diç më herët se ora 11 e natës. Veçmë më kishte kapluar gjumi kur të dyve na zgjoi një zhurmë shumë e fuqishme. U nervozova shumë sepse tani më duhet të kërkojë një automjet të ri, ky më nuk ka gjasa të rregullohet!”

--------------------------------------------
-Ndalohet perdorimi i termeve ofenduese,ose te papelqyeshme.Nuk mund ta perdorni kete hapsire per asnje lloj marketingu ose dicka te ngjajshme.
-Ndalohet reklamimi i web site-ve(NE RASTE TE VECANTA LEJOHET).-Mesazhet qe jane ne kundershtim me rregullat sdo ti shoh askush.
--Faleminderit per mirkuptimin--

 
  VALON
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  tettovahome.de.tl
  Per te gjithe
Nese keni ndonje verejtje,sugjerim ose dicka te ngjajshme me keto,mendimet tuaja mund ti shprehni duke derguar e-mail ne loni_tetova@hotmail.com
ose
ifi-223@hotmail.com
-Gjithashtu kemi ndare edhe hapsiren e komenteve te cilen mund ta perdorni per te njejtin funksion.
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje:
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Today, there have been 4 visitors (4 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free