Tetova  
 
  Sport 04/16/2024 8:05pm (UTC)
   
 

City: Milan prishi marreveshjen paraprake
20/01/2009 16:15

City: Milan prishi marreveshjen paraprake
Shtypi sportiv nderkombetar i ka kushtuar vemendje te madhe ceshtjes se refuzimit te Kaka ndaj ofertes se Manchester City-t.

 

Nese ne Itali te gjithe i thurin elozhe lojtarit brazilian per, nuk ndodh e njejta gje ne Angli ku vihet theksi ne deshtimin e madh te sheikut arab Mansour. “City eshte turperuar nga refuzimi i Kaka”, thuhet ne disa prej tabloideve ne Britani.

I ashper ka qene edhe reagimi i klubit “Citizens”. “Kaka ishte ne shitje por Milan preferoi ta mbante per ceshtje politike dhe per shkak te presionit te jashtem”, shprehet drejtori ekzekutiv Garry Cook, sipas te cilit, Milani e ka bindur lojtarin te qendroje. “Ne nuk e takuam asnjehere lojtarin por me klubin arritem nje marreveshje paraprake. Milan deshironte ta shiste dhe Manchester City kerkoi ta blinte. Ishte nje situate shume e qarte. Takuam edhe te atin e lojtarit, i cili dukej shume i interesuar ndaj projektit, por lojtarin nuk e takuam asnjehere dhe per te ka qene shume e veshtire marrja e nje vendimi”, thekson Cook ne nje interviste dhene per televizionin BBC.

Nderkohe, nga Spanja vijne zera qe vene ne dyshim “Jo”-ne e Kaka ndaj ofertes se Manchester City. Sipas mediave vendase, sulmuesi i Milanit mendon qe ne te ardhmen te bashkohet me Real Madrid, skuader e cila nuk ka rreshtuar se menduari per ish Topin e Arte. 
--------------------------------------
Beckham: Kaka enderron Real Madrid
20/01/2009 17:50

Beckham: Kaka enderron Real Madrid

David Beckham zbulon nje prej endrrave te talentit brazilian te Milanit, Kaka, i cili refuzoi oferten e Manchester City per te qendruar me kuqezinjte.

 

Sipas gazetes “AS”, qendrimi i Kaka tek Milani ka nje prapaskene me te nderlikuar se sa dashuria per fanelen e Milanit. Gazeta spanjolle ben te ditur se Kaka i ka rrefyer shokut te skuadres Beckham, deshiren per t’u bashkuar me Real Madrid ne fund te ketij sezoni.

Lojtari anglez ne pronesi te Los Angeles Galaxy ka lidhur nje miqesi te ngushte me sulmuesin brazilian, duke arritur t’i “bleje” mendimet per te ardhmen dhe endrren e fshehur ne sirtar.

“Kaka deshiron te shkoje tek Real Madrid jo tek City. Besoj se do shkoje ne Spanje gjate muajit qershor. Mendoj se dikush e ka telefonuar dhe ai nuk ka asnje dyshim per kete transferim. Ai do te luaje tek Real Madrid", mesohet t’i kete thene nje mikut te tij mesfushori anglez.
--------------------------------------
Kaka:Do mbetem te Milani
19/01/2009 23:05

Berlusconi : Kaka qendron tek Milani
Pas nje dite te gjate tratativash, kur dukej se transferimi i yllit brazilian tek Manchester City ishte dicka e perfunduar, presidenti i Milanit ne nje lidhje direkte ne nje program televiziv deklaron: Kaka qendron me ne. Parate s'jane gjithcka per te.

 

Sipas kryeministrit italian, refuzimi ka ardhur nga vete lojtari, pikerisht kur pritej 'ok' i tij per te perfunduar transferten. Dy klubet kishin rene dakort me shifren e stratosferike prej 130 milione eurosh, nderkohe qe lojtari do te perfitonte 18-20 milione per sezon.

Gjate mbremjes, tifozet e Milanit te mbledhur poshte apartamentit te futbollistit, kane protestuar kunder transferimit te tij. Ne nje moment Kaka` u shfaq ne dritare duke vene nje dore ne zemer dhe duke mbajtur ne doren tjeter ne bluze te Milanit. Ndoshta vendimin e kishte marre qe ne ate cast...
---------------------------------------
Edhe Hamburgu në kërkim të Lorik Canës

Lajmi është publikuar dje nga faqja sportive franceze e specializuar në merkato “Mercato- 365.com.fr” dhe “Goal.com” (versioni gjermanisht). Kapiteni i Olimpikut të Marsejës është futur në listën e menaxherëve të skuadrës gjermane,
e cila e ka bërë tashmë të njohur interesimin për mesfushorin e Kombëtares kuqezi.

Sipas shtypit francez, Cana vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar pak javë më parë dhe rikthimi i tij në fushë mendohet
se mund të bëhet javën që vjen.
Hamburgu, që për momentin pozicionohet në vendin e katërt të klasifikimit të kampionatit gjerman të futbollit, në kuotën e 33 pikëve, dy më pak se kryesuesit, ka identifikuar te shqiptari përforcimin ideal të mesfushës së tij. Sipas shefit të merkatos së ekipit të Bundesligës, Dietmar Beiersdorfer, Cana do të ishte zëvendësuesi më i mundshëm i Nigel de Jong, i cili pritet të largohet në drejtim të Anglisë, te Mançester Siti i bosëve arabë.

-------------------------------------

19/01/2009 10:05

Edhe Hamburgu në kërkim të Lorik Canës
Pas Evertonit, Arsenalit, Realit të Madridit, Romës dhe Bajernit të Mynihut, Hamburgu është skuadra e radhës, e cila kërkon të marrë në gjirin e saj futbollistin shqiptar, Lorik Cana.

Reali i Madridit, 3-1 ndaj Osasunes
18/01/2009 21:35

Reali i Madridit, 3-1 ndaj Osasunes
Reali i Madridit ka bere mrekulline me Osasunen duke fituar 3-1. Skuadra mike e ka filluar me mire ndeshjen dhe ka arritur te shenoje qe ne minuten e 20-te me Nekunam i cili gjeti te papregatitur mbrojtjen madrilene.

 

 

Me gjithe perpjekjet e madrileneve pjesa e pare ka perfunduar me rezultatin 0-1. Me fillimin e se dytes ka qene Serhio Ramos i cili ka mposhtur portierin e Osasunes me nje goditje te forte qendrore.

Vetem 15 minuta me pas Higuain i harruar i vetem ne zone shenon golin e avantazhit per Realin pas nje pasimi te Roben.

Holandezi ka kerkuar nje gol personal gjate gjithe pjeses se dyte duke rrezikuar ne disa raste porten kundershtare.

Ne minuten e 90 te takimit ai ia doli mbane te trefishonte rezultatin duke hipotekuar fitoren e 12-te per Realin e Madridit. Kjo fitore i con ato ne kuoten e 38 pikeve aq sa edhe Sevilja e vendit te dyte.

Gjithsesi diferenca me katalanasit qe kryesojne Premiera Division mbetet 12 pike.
--------------------------------------------------
Interi mundet nga Atalanta
18/01/2009 17:35

Interi mundet nga Atalanta

Interi ka humbur ne Bergamo ku eshte mundur me rezultatin 3-1. Atalanta dukej me e pergatitur ne kete ndeshje dhe ka dominuar gjate gjithe lojes. Flokari qe ne minuten e 18 ka kaluar vendasit ne avantazh duke shokuar skuadren e Mourinjos.

 

Vetem 10 minuta me pas tentativave te Interit per te barazuar i kunderpergjigjet Doni i cili dyfishon rezultatin per Atalanten dhe ka qene po ai qe shenon edhe golin e trete duke siguruar nje rezultat qe i dha me shume qetesi per ne pjesen e dyte te skuadres se tij.

Mourinjo u perpoq te ndryshonte dicka ne lojen e skuadres se tij duke futur Obina, Figo dhe Adriano, por ishte Ibrahimovic i cili me shume perpjekje shenoi golin e vetem per Interin ne minuten e dyte shtese.

Kjo fitore ngushton ne 5 pike diferencen me Juventusin e vendit te dyte i cili do te luaje ne mbremje me Lazion.

Nderkohe Roma befason Torinon ne minutat shtese. Pasi eshte zhvilluar pjesa me e madhe e lojes me rezultatin e bardhe 0-0, ne fund Huloi Baptista nxjerr ne pah aftesite prej braziliani duke shenuar nje gol me rroveshate. Kjo fitore e ngjit ne kuoten e 30 pikeve Romen ne vendin e tete. 

Napoli eshte mundur ne javen e 19 te serise A nga Kievo me rezultatin 2-1. Nje ndeshje e cila ka pasur shume kontestime per gjykimin pasi te dyja skuadrat e mbyllon lojen me nga 10 lojtare.
---------------------------------------------------


Premier League, triumfojne Manchester e Chelsea

Premier League, triumfojne Manchester e Chelsea

Ne ndeshjet e kesaj jave te kampionatit anglez, Manchester United ka fituar me veshtiresi 1-0 ndaj ekipit te Bolton ne transferte. Gjithcka per djajte e kuq eshte zgjidhur ne minuten e ’90, ku Berbatov zhbllokoi rezultatin.

Fitore ka arritur edhe Chelsea, qe ka mundur ne shtepi 2-1 ekipin Stoke C. Djemte e Abramovic jane ndodhur ne dizavantazh dhe kane shpetuar ne minutat e fundit, fale golave te Belleti e Lampard.
---------------------------------------------------
Spanje, Barcelona “poshteron” Deportivon
17/01/2009
Spanje, Barcelona “poshteron” Deportivon
Barcelona ka arritur nje fitore spektakolare mbremjen e sotme kunder Deporivo, ne ndeshjen qe hapi javen e kampionatit spanjoll.

Barca ka shkaterruar ekipin kundershtar me rezultatin 5-0. Seria e golave eshte hapur nga Leo Messi ne minuten e ’21 dhe eshte vazhduar nga Henry dhe Eto’o ne minutat e ’27 dhe ’41.

Ne pjesen e dyte kane qene serish Henry dhe Eto’o qe kane shenuar ne minuten e ’82 dhe ’86, duke vulosur keshtu rezultatin e ndeshjes.
-------------------------------------------------------------
Haan qetesohet, Cana gati pas nje jave

Haan qetesohet, Cana gati pas nje jave
Trajneri i kombetares Arie Haan mund ta beje gjumin e qete, pasi rreziku per mosaktivizimin e Lorik Canes ne ndeshjen delikate te Maltes, kishte ndezur driten e alarmit ne kampin kuqezi.

 

 

Mesfushori i Marsejes qe po kalon nje periudhe jo te mire per shkak te demtimit ne gju, nuk do mungoje edhe per shume kohe. Cana nuk ka qene i pranishem ne ndeshjet e vitit 2009 ndaj Besancon dhe Auxerre, ndersa do mungoje edhe ne takimin e dites se neserme ndaj Le Havre, por trajneri Gerets siguron se shqiptari do rikthehet shume shpejt.

“Ai do te jete serish gati javen e ardhshme. Rekuperimi po shkon shume mire, por nuk eshte ende ne 100 % te formes dhe ne nuk deshirojme te rrezikojme”, thuhet ne nje deklarate te trajnerit, te publikuar ne faqen zyrtare te klubit francez.

Kombetarja shqiptare do perballet me Malten ne La Valeta me daten 11 shkurt. Synimi i vetem i kuqezinjve per kete takim eshte fitorja per te rimarre kryesimin e grupit eleminator per Boterorin 2010.
-------------------------------------------------------------
Dorehiqet presidenti i Realit, Kalderon
16/01/2009 08:45

Dorehiqet presidenti i Realit, Kalderon
Mengjesin e sotem presidenti i Realit te Madridit, Ramon Kalderon dha doreheqjen. Lajmi eshte publikuar nga e perditshmja spanjolle “Marka”.

 

Numri 1 i skuadres madrilene eshte akuzuar per manipulime ne zgjedhjet e fundit, si rezultat i se cilave mbajti serish presidencen. Edhe per kete manipulim ka qene serish “Marka” ajo qe e ka bere publik dhe qe me sa duket ka sjelle kete termet ne presidencen e Realit te Madridit.

Menjehere pas publikimit te ketij lajmi i gjithe stafi drejtues i skuadres spanjolle ka ushtruar presion ndaj presidentit, duke e shtyre deri ne vendimin e doreheqjes. Ne vendin e Kalderon momentalisht do te qendroje zevendes presidenti Vinsente Boluda.

Pritet qe te caktohet mbledhja e asamblese drejtuese te klubit per te ribere zgjedhjet, nga ku do te dale presidenti i ri i nje nder skuadrave me te medha te futbollit spanjoll dhe europian.
--------------------------------------------------------------
Scolari: Cmimi per Kaka? Ky eshte futbolli

Scolari: Cmimi per Kaka? Ky eshte futbolli

Trajneri i Chelsea komenton oferten marramendese te Manchester City dhe thekson se parate nuk jane gjithcka per Kaka.

 

Nese Kaka do bashkohet me Manchester City nuk do isha aspak i cuditur”. Ky eshte thelbi i komentit te bere nga trajneri i Chelsea, Luis Felipe Scolari, skuadra e te cilit ka bere jo pak marrezi ne merkato duke prishur ekujlibrat ekonomike dhe cmimet e verteta te lojtareve.

“Ky eshte futbolli dhe nje gje e tille mund te beje pjese ne jeten e nje lojtari. Kaka eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote, si ne fushe ashtu edhe jashte saj. Eshte nje njeri fantastik dhe njerezit e City-t kane para per te shpenzuar. Ndoshta nuk eshte thjesht ceshtje parash por edhe nje ide per te ardhmen. E njoh mire Kaka-ne dhe mund te them se parate nuk jane gjithcka per jeten e tij”, perfundon ish tekniku i kombetares se Brazilit dhe Portugalise. 
-------------------------------------------------------------
Liverpool, Benitez s’pranon zgjatjen e kontrates
16/01/2009 17:40

Liverpool, Benitez s’pranon zgjatjen e kontrates

Trajneri Rafael Benitez duket se eshte lodhur me politiken e ndjekur nga shoqeria qe drejton Liverpool, duke mos prannuar zgjatjen e kontrates qe mbaron ne vitin 2010.

 

Spanjolli qe ka udhehequr “The Reds” ne vitet e fundit, nuk e ka pranuar propozimin por kjo nuk do te thote se ky eshte nje vendim perfundimtar. “Drejtuesit e skuadres mendojne se nje trajner duhet te marre gjithmone mendimin e drejtorit ekzekutiv por puna ime varet vetem nga rezultatet dhe gjykimi i tifozeve”, ka thene Benitez, duke kundershtuar hapur kontrollin e drejtuesve ndaj punes se tij.

Mosmarreveshjet mes Benitez dhe pronareve amerikane Hicks e Gillet nuk jane nje gje e re, pasi ne te shkuaren ata jane perplasur shume here. Ky vendim i trajnerit synon qe te krijoje nje hapesire me te madhe ne punen e tij. Benitez mberriti ne Angli ne sezonin 2004-2005, pasi la Valencian me te cilen u shpall kampion i Spanjes.
--------------------------------------------------------------

Robben: Messi? Vjen nga nje planet tjeter…
15/01/2009 17:45

Robben: Messi? Vjen nga nje planet tjeter…
Arjen Robben mendon se kundershtari i tij Lionel Messi eshte lojtari me i mire ne bote dhe per momentin nuk ka asnje rival.

 

 

Sipas sulmuesit holandez te Real Madrid, Messi ka nje talent vertet te rralle dhe ai eshte fenomeni i vertete i futbollit boteror.

“Messi eshte lojtari me i mire ne bote. Po kalon nje forme te shkelqyer dhe sipas mendimit tim ai eshte thjesht ne nje planet tjeter. Ne kete moment eshte me i miri dhe nuk ka rivale”, shprehet Robben pak dite pasi argjentinasi eshte mundur serish nga Cristiano Ronaldo per trofeun e lojtarit me te mire te vitit.
-------------------------------------------------------------
Man. Utd, Rooney rrezikon ndeshjen kunder Interit

Man. Utd, Rooney rrezikon ndeshjen kunder Interit

Manchester United afrohet edhe me 3 pike te tjera me kreun e renditjes qe mbahet nga Liverpool, por pas fitores kunder Wigan, “Djajte e kuq” duhet te bejne llogarite me nje te demtuar te rendeisishem.

 

Sulmuesi Wayne Rooney, i cili shenoi golin e vetem te ndeshjes ne minuten e pare, u detyrua te braktiste fushen per shkak te nje demtimi, duke u zevendesuar nga Tevez. Sipas te dhenave te para mjekesore, lojtari anglez ka pesuar nje terheqje muskulare ne kofshen e majte, cka mund ta mbaje jashte fushave per rreth 3 jave.

23 vjecari do t’u nenshtrohet vizitave me te imtesishme per te mesuar shkallen e vertete te demtimit. Kjo ndalese per Ronney mund te rezultoje fatale, pasi ne rrezik eshte edhe cerekfinalja e pare e Champions League kunder italianeve te Interit.
-------------------------------------------------------------
F1, Toyota prezanton makinen e re TF-109

F1, Toyota prezanton makinen e re TF-109

Ne prag te sezonit te ri te Formula 1, skuadrat kane filluar te bejne prezantimin e makinave qe do te garojne ne boterorin e 2009.

 

Pas Ferrarit, eshte Toyota qe zbuloi makinen e re TF-109. Edhe kjo ndoqi shembullin e kokekuqes dhe u prezantua ne faqen zyrtare te saj te internetit. Ndertimi per makinen e re japoneze filloi qe ne muajin tetor te vitit 2008 dhe gjithcka u be ne baze te rregullave te reja qe do te aplikohen per kete vit ne Formula 1.

Ne krahasim me vitin e kaluar, skuadra e Toyota-s ka krahe me te gjere ne fillim dhe me te ngushta me pjesen e pasme te saj. Me kete makine, Toyota synon qe te regjistroje me shume suksese ne garat e Formula 1. Edhe per sezonin e ketij viti, Toyota do te garoje me gjermanin Timo Glock dhe italianin Jarno Trulli.

Glock, gjate prezantimit te makines se tij eshte shprehur optimist per ndryshimet e bera dhe tha se do te jete ne gjendje te pershtatet shpejt me makinen e re.
-------------------------------------------------------------
Fernando Torres nderhyne ne debatin
''FERGUSON-BENITEZ'' ne krah te bashkpatriotit te vet duke mos na ofruar asnje argument bindes per ate qe thot,gjithcka meson nese e lexon ate deklarate jane sukseset e Benitezit.

Torres ne krah te Benitez kunder Ferguson

Sulmuesi i Liverpool, Fernando Torres del ne krah te trajnerit te tij Rafa Benitez, ne lidhje me debatin qe eshte hapur mes teknikut spanjoll dhe atij te Manchester United, Alex Ferguson.

 

Para pak ditesh Benitez akuzoi Ferguson se mban nen presion arbitrat angleze duke u ankuar gjithmone per gjykimin e tyre. Sipas ish drejtuesit te Valencias, kjo ndikon shume ne drejtimin e ndeshjes nga bluzat e zeza.

“Besoj se kur fiton nje kampionat ne Premier Leasgue e meriton. Nuk fitohet nje kampionat kaq i rendesishem me perkrahjen e arbitrave. Benitez ndodhet ketu prej 6 vitesh dhe ka te drejten e tij te thote ate qe mendon, por une nuk e njoh aq mire. Jemi te gjithe ne krah te trajnerit tone”, shprehet En Nino.

Ne vijim te deklarates mbrojtese ndaj Benitez, Torres jep disa shifra te suksesit te tij. “Ne Spanje arriti te fitoje nje kampionat duke nderprere sukseset e Barcelones dhe Real Madrid prej 15 vjetesh rresht. Nje gje te tille mund ta beje me kushdo. Qe prej dites se pare qe erdha ketu e kuptova rendesine e fitores se nje titulli kampion pas 20 vitesh.
----------------------------------------------------------
Kupa e Italise, kualifikohet Juventus

Kupa e Italise, kualifikohet Juventus

Juventusi eshte kualifikuar per ne gjysmefinale te Kupes se Italise pasi ka mundur 3-0 Katanian.
 
Ranieri kishte futur formacionin me te mire per kete ndeshje, ku u rikthye edhe portieri Bufon pas 101 ditesh mungese.
Ne pjesen e pare Juventusi bind duke treguar superioritet ne loje dhe ne rezultat pasi qe ne minuten 4 kalon ne avantazh me Markionin.
Edhe ne pjesen e dyte bardhezinjte kane pasur me shume raste se kundershtaret. Xhovinko pas shume pasimeve arrin te dyfishoje rezultatin pas nje kombinimi perfekt me Del Pieron.
Ka qene pikerisht kapiteni qe kerkonte nje gol me cdo kusht ne kete takim, ne fillim godet traversen dhe pak minuta me vone shenon golin e pare personal te takimit dhe te tretin per Juventusin i cili ne ndeshjen e ardhshme te kupes do te perballet me Napolin.

--------------------------------------
Sherri i Gerrard, nje deshmitar surprize
14/01/2009 20:30

Sherri i Gerrard, nje deshmitar surprize

Zbardhet nje tjeter detaj i nates ku kapiteni i Liverpool, Steve Gerrard u perfshi ne nje sher banal ne nje bar te Southport.
 
Sipas mediave britanike, pjesemarres joaktiv ne ngjarje ka qene edhe kunati i sulmuesit te Manchester United, Wayne Rooney. Kete e ben te ditur tabloidi “Mirror”, qe thekson se vellai i Coleen McLoughlin, nuk eshte perfshire ne sherr, por ai mund te sherbeje si nje deshmitar per zbardhjen e ngjarjes.
“Nuk ka bere asgje te keqe”, thote vete Rooney pasi mori vesh lajmin, ndersa policia nuk ka informacione se kunati i futbollistit eshte perfshire ne ngjarje.
Pas sherrit banal te pak javeve me pare, Gerrard u arrestua nga policia por telashet per kapitenin nuk mbarojne me kaq, pasi nese rezulton fajtor ai mund te denohet me 5 vjet heqje lirie.
--------------------------------------
Inter, Moratti mendon per nje sulm rus

Inter, Moratti mendon per nje sulm rus

Inter hedh grepat ne tregun e lojtareve ruse duke kerkuar blerjen e sulmuesve Andrei Arshavin dhe Roman Pavlyuchenko.
 
Zikalterit tentojne te prishin bisedimet mes Arsenal dhe Zenit te cilat jane bllokuar per shkak te kerkesave te larta ekonomike te shoqerise Gazprom. Klubi nga Shen Peterburgu kerkon 20 milione euro, por Arsenal ofron vetem 13.
Nderkohe, Pavlyuchenko, i cili u ble per 17 milione euro nga Tottenham, duket se nuk i hyn me ne pune skuadres angleze, duke vene ne levizje presidentin Moratti. Ky hap mund te shihet edhe si nje provokim, pasi “Gjelat” e Londres kane deshire te marrin ne “White Heart Lane” sulmuesin brazilian Adriano. Dy emra te tjere ne listen e Interit jane edhe Milito e Drogba.

--------------------------------------

Kaka refuzon milionat: Do plakem kuqezi(fals)

Kaka refuzon milionat: Do plakem kuqezi

Sulmuesi kuqezi ka mbyllur veshet ndaj ofertes milionere te Manchester City, duke i deklaruar besnikeri skuadres se Berlusconi-t.
 
Parate nuk jane gjithcka ne jete dhe kete e ka vertetuar me se miri braziliani i Milanit, Kaka. Sulmuesi kuqezi ka mbyllur veshet ndaj ofertes milionere te Manchester City, duke i deklaruar besnikeri skuadres se Berlusconi-t.
“Dua te plakem ketu dhe duke respektuar hierarkite mendoj se ne te ardhmen do te behem kapiten i Milanit. Objektivat e mi dhe te Milanit jane te njejte dhe besoj se skuadra nuk do vendose te me shese pasi une dua te qendroj ketu”, shprehet Kaka ne nje interviste per kanalin Italia 1.
Diten e djeshme, zera te ndryshem publikuan shifren e 100 milione eurove qe “Citizens” i kane ofruar Milanit per te marre ne Angli brazilianin, por mesa duket edhe kjo tentative e manjatit arab per ta veshur bardhekalter idhullin e tij, nuk ka funksionuar.

--------------------------------------

Totti ne kombetare, Lippi: Kete e vendos une

Totti ne kombetare, Lippi: Kete e vendos une

Marcello Lippi prek serish ceshtjen e kthimit te mundshem te Francesco Totti-t ne kombetaren italiane.

"Gatishmeria e Totti-t per t'u kthyer ne kombetare tregon seriozitet, por verdiktin e jap une", u shpreh Lippi.

Sipas teknikut, ishte vete Totti ai qe u largua nga kombetarja per motive personale dhe ne ate kohe vendimi qe i kapitenit te Romes dhe i askujt tjeter.



-----------------------------------------------------------------------------McLaren prezanton makinen e re
16/01/2009 14:25

McLaren prezanton makinen e re

Pas Ferrarit, është skuadra e McLaren ajo që ka prezantuar makinën e re MP4-24 më të cilën do të garojë në sezonin e ri.

 

"Duam që me këtë makinë të fitojmë botërorin, ka pohuar gjatë prezantimit bosi i skuadrës anglo-gjermane, Ron Denis. Sezonin e kaluar McLaren  fitoi titullin për pilot me anglezin Luis Hamilton që këtë botëror do të mbajë makinën me numrin 1.

"Eshtë e mrekullueshme dhe mezi po pres deri në garën e parë për të parë dhe rezultatet e kësaj makine", ka pohuar Hemilton.

Makina e re MP4-24 që e ka pjesen e perparme ose hundën e makines më të plotë dhe pjesën e bishtit te pasem më të zvogeluar do të bëjë testet e para të shtunën në Portugali, ku pilot do të jetë kolaudatori Pedro Dela Rosa. 
--------------------------------------------------------------
Ferguson: Benitez eshte shume konfuz
Ferguson:Benitez eshte konfuz
Fitorja me Chelsea e ka karikuar trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili ka replikuar ashper pas kritikave te spanjollit Benitez per mbeshtetje te gjyqtareve ndaj skuadres se skocezit. 
“Besoj se ka ardhur momenti qe kjo histori te marre fund njehere e pergjithmone. Per fat te mire kuptova se ajo qe tha Benitez eshte teresisht qesharake. Mendoj se ai eshte nje njeri i nevrikosur dhe shume konfuz. Kjo eshte gjithkca qe mund te them per argumentin ne fjale”, nenvizoi Ferguson, duke shtuar se tashme Manchester United do luftoje per te arritur ne krye te renditjes skuadren e Liverpool.

Para dy ditesh, kreu i stolit te Liverpool, Rafa Benitez shenjestroi kolegun e tij Alex Ferguson, duke e akuzuar si nje njeri qe ankohet shume dhe ka shtuar se ai eshte nje njeri i pandershem ndaj arbitrave dhe kundershtareve.

“E dime te gjithe se cfare ndodh me stafin e United sa here shkojme ne Old Traford. Ata perballen gjithmone me arbitrat, sidomos ne pushimin e ndeshjes dhe flasin gjate. Te gjithe trajneret duhet te jene te ndergjegjshem per faktin se vetem Ferguson mund te flase me arbitrat dhe asgje nuk ndodh. Une po flas me fakte dhe jo me opinione. Ka gjera qe te gjithe mund t’i shikoje cdo fundjave. Cdo jave mund te shihet se si vihen nen presion arbitrat. E dime sepse nje gje te tille e kemi pare”, akuzoi Benitez, duke rrezikuar shume me kete deklarate te forte. 

----------------------------------------------------
Brazil, nderron jete ish nenkampioni i botes
13/01/2009 15:50

Brazil, nderron jete ish nenkampioni i botes

Futbolli brazilian po mban zi per nje nga ish futbollistet me te mire qe ka nxjere vendi i talenteve te lojes se topkembes.

 

Behet fjale per ish sulmuesin e kombetares Albino Cardoso, qe ka nderruar jete ne moshen 84 vjecare. Ai mbylli syte per here te fundit sot pas problemeve shendetesore me mushkerite.

Cardoso ka luajtur per skuadra me emer si, San Paolo, Ponte Preta, Guarani dhe Vasco de Gama. Por ajo qe e beri te famshem sulmuesin ishte goli ne finalen e madhe te Kupes se Botes ne vitin 1950 mes Brazilit dhe Uruguajit ne stadiumin legjendar “Marakana”.

Albino Cardoso realizoi golin e vetem per skuadren selecao qe u mund 2-1 nga skuadra uruguajane. Kjo finale kujtohet ende si nje nga ditet me te zeza te futbollit brazilian.


----------------------------------------------------
Juventus, 35 milione euro per Silva-n
13/01/2009 21:45

Juventus, 35 milione euro per Silva-n

Juventus ka vendosur te hedhe hapa konkrete per te marre ne Torino mesfushorin David Silva, i cili shihet si pasardhesi i Pavel Nedved.
 
Skuadra bardhezi mendon te investoje plot 35 milione euro per t’i shkeputur Valencias mesfushorin e talentuar gjate merkatos se veres. Bisedimet mes paleve kane nisur dhe gjithcka mund te konkretizohet gjate diteve te ardhshme. Pista e spanjollit eshte zbuluar gjate oreve te fundit si nje alternative e shpejte per te zgjidhur ngercin qe po hasin bisedimet me Werder Bremen per te marre brazilianin Diego.
Nderkohe, nje tjeter emer me peshe ne liusten bardhezi eshte edhe sulmuesi i Udinezes, Quagliarella, fati i te cilit varet nga largimi i Iaquinta-s tek Tottenham.
--------------------------------------------------
Renditja e FIFA-s, kuqezinjte fitojne 3 pozicione
14/01/2009 16:10

Renditja e FIFA-s, kuqezinjte fitojne 3 pozicione

Gjate muajit te fundit kombetarja shqiptare nuk ka zhvilluar asnje takim miqesor por kjo nuk e ka penguar FIFA-n ta ngjise me 3 vende ne klasifikimin e pergjithshem.
 
Sipas renditjes se publikuar sot nga institucioni me i larte i futbollit boteror, kombetarja kuqezi ka bere 3 hapa para, duke kapur vendin e 78-te. Ne te njejtin pozicion ndodhet edhe Libia qe ka po 424 pike.
Per sa i perket kundershtareve te grupit tone, Hungaria pozicionohet ne vendin e 47-te me 606 pike, ndersa poshte nesh ndodhet vetem kombetarja modeste e Maltes me te cilen do ndeshemi ne 11 shkurt.
Kreu i klasifikimit vazhdon te mbahet nga Spanja, e ndjekur nga Gjermania, Holanda, Italia, Brazili e Argjentina.

--------------------------------------------------

MANCHESTER UNITED SHKATERON CHELSEAN 3-0

Taktikat e Ser Alex Ferguson kane dale me te suksesshme se ato te kundershtarit te tij trajnerit te Chelsea, Luis Felipe Skolari, pasi “djajte e kuq” kane triumfuar paster 3-0 ne Old Traford.

45 minuta te para me te mira per vendasit, por qe sulmuesit e saj nuk arriten asnjehere te zhbllokonin rezultatin.

Ate qe nuk bene dot ata e beri mbrojtesi serb Nemanja Vidic qe ne sekondat e fundit kaloi Junajtid ne avantazh.

Ne te dyten Skolari hedh ne fushe nje skuader me sulmues ku krahas Drogbas vendos edhe Anelka, por qe te dy ishin te pafuqishem te tregonin forcen e tyre para mbrojtjes se Junajtid.

Ne te 63-ten minute Rooney shenon golin e dyte per vendasit, goli i qetesise per trajnerin Ferguson dhe tifozerine e kuqe.

Edhe ato pak raste perpara portes se Van Der Sar, Drogba i ka shperdoruar si nje lojtar amator. Fjalen e fundit ne kete supersfide e ka thene bullgari Berbatov i cili vulosi rezultatin ne 3-0.

Kjo fitore qe pasoi barazimin e Liverpoolit te shtunen ka rihapur serish lufte per kreun e klasifikimit, pasi diferenca tashme eshte vetem 4 pike, nderkohe qe Manchester Junajtid ka dy ndeshje me pak.

-----------------------------------------------------------
Manchester City, shifer faraonike per Kaka'
13/01/2009 12:40

Manchester City, shifer faraonike per Kaka'

Manchester City nuk ka hequr dore nga ideja per te marre ne radhet e veta, Ricardo Kaka',pavaresisht pergjigjeve negative te Milan. 
Klubi i princit Mansur bin Zayed al Nahyan, duket se eshte gati te paguaje edhe nje shifer faraonike per t'i bindur milanistet qe te dorezojne gurin e cmuar brazilian.

Lajmin e ben te ditur "Daily Express", ndersa mesohet se javen e kaluar drejtori i pergjithshem i klubit, Gary Cook, zbarkoi ne Milano, per te kontaktuar me drejtuesit milaniste.
--------------------------------------------------

''Cmendet''  Barca, 65 milion per Benzema. 

“Cmendet” Barca, 65 milione per Benzema

Karim Benzema mund te jete lojtari qe do cmende merkaton pasi per te kane vershuar nje lume ofertash te majme. 

Sulmuesi i ri i Lionit qe ka terhequr vemendjen e Barcelones prej disa kohesh, kthehet ne nje objektiv qendror per katalanasit. Sipas gazetes franceze “Aujourd'hui Sport”, skuadra “blougrana” eshte me e favorizuara ne garen me Manchester United dhe Real Madrid.

Pavaresisht kembenguljes se presidentit Aulas per ta mbajtur tek Lyon, oferta e perfolur e Barcelones prej 65 milione eurosh mund t’ia prishe mendjen. 20 milione me pak kane ofruar “Red Devils”, ndersa Real Madrid nuk ka ndermarre ende asnje hap konkret per lojtarin e kombetares se Frances.

----------------------------------------
ROMA-MILAN 2-2

Milani barazon 2-2 me Romen

Milani ka barazuar 2-2 me Romen ne ndeshjen e vlefshme per javen e 18-te te Serise A.

 

Ka qene Vucinic per Romen qe ne minuten e 22-te ka kaluar vendasit ne avantazh, rezultat qe mbeti i tille gjate gjithe pjeses se pare.

Ne 45 minutat e dyta, kuqezinjte kane ndryshuar teresisht lojen duke kaluar ne avantazh qe ne minuten e 3-te me ane te Patos i cili ka shenuar edhe ne minuten e 53-te duke cuar rezultatin ne 1-2.

Por ka qene serish Vucinic per Romen qe ka barazuar rezultatin ne minuten e 72-te. Me kete barazim Milani eshte 9 pike me pak nga Interi i vendit te pare, ndersa Roma shkon ne kuoten e 24 pikeve.
-------------------------------------------------------------

Ferarri prezanton modelin e ri me te cilin do te garoje tash e tutje ne formula1 

 

Ronaldo, lojtari me i mire i 2008-es

Kristiano Ronaldo eshte lojtari i vitit 2008, nje trofe qe iu dha kete here nga FIFA, ne mbremjen gala te zhvilluar ne Zyrih te Zvicres.

 

Ishin 208 trajneret dhe kapitenet e perfaqesueseve anetare te FIFA-s qe votuan per lojtarin e vitit te shkuar, per te nxjerre me te mirin mes pese te nominuareve: Rikardo Kaka fituesi i ketij trofeu ne vitin 2007, Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Fernando Torres dhe Ksavi.

Ne baze te votave portugezi i Manchester Junajtid, Krtistiano Ronaldo u kurorezezua si lojtari i vitit 2008 duke i shtuar karrieres se tij nje tjeter trofe individual, pas “Topit te arte” qe mori ne muajin dhjetor nga revista franceze “France Football”.

Trofeu yllit portugez iu dorezua nga legjenda e futbollit brazilian dhe boteror Pele. Ne baze te votave ne vendin e dyte u rendit Lionel Mesi dhe ne te tretin Fernando Torres.

FIFA ne kete mbremje gala ka kurorezuar edhe lojtaren femer me te mire te vititi 2008 qe u shpall braziliania Marta, trofe i cili iu dorezua nga Franz Bekenbauer.

Trofeu i trete ishte ai “Fair Play” dhe iu dha dy federatave te futbollit, asaj te Turqise e cila kishte si perfaqesues presidentin Ozgener dhe kapitenin Tunxhai dhe federates se Armenise e cila kishte perfaqesues presidentin Hajraptejan dhe kapitenin Hovspejan.

 

 

Ronaldo, lojtari me i mire i 2008-es
13/01/2009 00:15

 

.

 
  VALON
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  tettovahome.de.tl
  Per te gjithe
Nese keni ndonje verejtje,sugjerim ose dicka te ngjajshme me keto,mendimet tuaja mund ti shprehni duke derguar e-mail ne loni_tetova@hotmail.com
ose
ifi-223@hotmail.com
-Gjithashtu kemi ndare edhe hapsiren e komenteve te cilen mund ta perdorni per te njejtin funksion.
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje:
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Today, there have been 36 visitors (45 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free