Tetova  
 
  Shiwbiz 04/25/2024 7:31pm (UTC)
   
 

Brad Pitt: Me shqeteson menyra si do te vdes
20/01/2009 11:35

Brad Pitt: Me shqeteson menyra si do te vdes

Aktori Brad Pitt ka deklaruar se nuk i trembet plakjes, por eshte i shqetesuar per menyren si do te vdese.

Pitt, qe festoi 45-vjetorin muajin e kaluar, ndodhej ne Berlin ne premieren e filmit “The Curious Case Of Benjamin Button”, ku ai interpreton nje person qe lind ne moshen 80-vjecare dhe kthehet pas ne vite.

"Nuk jam i frikesuar per vitet qe kalojne, por nga se do te vdes”, tha ai ne nje konference. "Zjarri dhe hapesirat e ngushta nuk me joshin. Nje peshkaqen do te ishte interesant”, shtoi aktori.

Filmi tregon historine e dashurise mes Benjamin Button dhe Daisy, qe luhet nga Cate Blanchett, si dhe per trishtimin me te cilin perballet cifti, kur njeri rinohet e tjetri plaket.

I pyetur se cila ishte ajo gje qe do ta bente te qante, Pitt u pergjigj: “Une nuk qaj, jam njeri shume i forte”.
-------------------------------------------------------------

John Mayer, propozim martese per Aniston

John Mayer ka vendosur t’i propozoje per martese te dashures se tij, Jennifer Aniston. Propozimi pritet te ndodhe me 11 shkurt, kur aktorja do te festoje 40 vjetorin.

Kengetari shpreson qe te jete nje moment special dhe e ka dizenjuar vete unazen e fejeses.

"Parate nuk jane te rendesishme per John. Ai nuk deshiron te bleje dicka qe mund ta kete kushdo, por nje unaze te vecante”, tha nje burim per revisten amerikane “Star”. Aniston dhe Mayer duan nje ceremoni tradicionale greke, ortodokse, pasi aktorja e “Friends” eshte me origjine greke.
--------------------------------------
Jennifer Lopez: Martesa ime nuk eshte ne krize

Jennifer Lopez: Martesa ime nuk eshte ne krize

Jennifer Lopez i ka pergenjeshtruar zerat se martesa e saj me kengetarin Marc Anthony eshte ne krize.

Ajo ka kembengulur se nuk e kishte mbajtur unazen e marteses gjate ceremonise se ndarjes se cmimeve Golden Globes, pasi ajo nuk i shkonte me fustanin.

Jennifer Lopez i ka pergenjeshtruar zerat se martesa e saj me kengetarin Marc Anthony eshte ne krize. Ajo ka kembengulur se nuk e kishte mbajtur unazen e marteses gjate ceremonise se ndarjes se cmimeve Golden Globes, pasi ajo nuk i shkonte me fustanin.

Thashethemet per problemet e ciftit u shtuan kur ne foto mungonte unaza. Lopez deklaroi per revisten “In Touch” se cdo here qe nuk ve unazen e marteses, njerezit mendojne se ajo eshte duke u divorcuar.

 “Eshte cmenduri. Unaza thjesht nuk me shkonte me fustanin. Divorci as ka qene dhe as nuk eshte nje opsion”.

Gazetat roze ne SHBA kane njoftuar se cifti pritet ta pranoje publikisht ndarjen diten e Shen Valentinit, por zedhenesit e tyre thone se te gjitha keto lajme jane te pakuptimta.
--------------------------------------------------
Britney Spears ne “Sex And The City” ?
15/01/2009 12:20

Britney Spears ne “Sex And The City” ?

Britney Spears mund te kete nje rol ne episodin e ri te “Sex & The City”. Pas konfirmimit si protagoniste te Kim Cattrall, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, nga Sarah Jessica Parker ka mberritur nje propozim interesant.

Aktorja qe luan ne film personazhin e Carrie Bradshaw, kerkon ne te edhe Britney Spears. "Dua qe Britney te interpretoje mbesen ose kusheriren time, qe mberrin ne Nju Jork. Do t’ia mesoj une truket e profesionit, qe te kete sukses”, ka thene aktorja.

Sipas revistes “Heat”, Sarah Jessica Parker, kerkon te realizoje nje film me histori te reja dhe nje kast emrash te rendesishem.

Nderkaq, nga kampi i Spears nuk ka mberritur asnje pergjigje. Kengetarja ka qene protagoniste ne filmin "Crossroads", te shtate viteve me pare dhe ne telefilmin “How I Met Your Mother”, qe u vleresua nga specialistet e kinemase.
--------------------------------------------------------------


Brad Pitt, ne biografine e Steve McQueen

Brad Pitt, ne biografine e Steve McQueen

Dy producente amerikane kane blere te drejtat per ta kthyer nje biografi te Steve McQueen ne film dhe per rolin e tij kerkojne aktorin Brad Pitt.

Brad, qe me rolin ne “The Curious Case Of Benjamin Button” u nominua per 11 cmime Bafta, shihet si me i pershtatshmi per rolin. Producentet Michael Cerenzie dhe Christine Peters, blene te drejtat e biografise ”Portreri i nje amerikani rebel” dhe kane ne plan te nisin xhirimet kete vit.

“Brad ka jo vetem pamjen e duhur, por edhe talentin, ndersa ndan me Steve te njejtin pasion per makinat e shpejta dhe motoret”, thane burime prane producenteve.

Steve McQueen vdiq ne 1980 nga nje atak kardiak, pas nje operacioni nga kanceri ne stomak. Ai mbetet nje nga ikonat e Hollivudit per interpretimin ne filmat “The Magnificent Seven”, “The Great Escape”, “The Sand Pebbles” dhe “Bullitt”.
---------------------------------------
Spears blen shtepi 9 milione dollare

Spears blen shtepi 9 milione dollare

Britney Spears nuk e ndjen krizen ekonomike. Kengetarja ka shpenzuar rreth 9 milione dollare per te blere nje shtepi ne periferi te Los Anxhelos.
Vitin e kaluar i ati vendosi se e bija duhet te zhvendosej ne nje zone me me pak popullsi, me te qete, me me pak trafik, e qe te kishte me shume parqe dhe zona per femijet.

Duket se ajo e ka gjentur parajsen me shtepine dhe femijet e kane pelqyer. “Po pres me padurim te shperngulem”, ka thene Britney. Cmimi fillestar i shtepise me pishine, kishte qene me i larte. Kengetarja nderkaq, ka nxjerre ne shitje shtepine e saj me gjashte dhoma gjumi dhe banja ne Los Anxhelos, me nje cmim prej rreth 7 milione dollaresh
-----------------------------------------------------------------------------

Spiderman, tani ne variantin homoseksual

Spiderman, tani ne variantin homoseksual

Heroi i famshem i kinemase Spiderman, do te shfaqet ne versionin gei.

Krijuesi i filmit, Stan Lee eshte gati te prezantoje heroin e pare homoseksual te historise. Ylli i basketbollit Thom Creed do te fshehe superfuqite e tij bashke me seksualitetin.

86-vjecari Stan, qe ka krijuar edhe personazhet e Hulkut dhe X-Man, do ta xhiroje dramen ne SHBA dhe nese do te kete sukses, ajo do te shfaqet edhe ne Britani. Ideja krijuesit i erdhi nga nje personazh gei i romanit ”Hero” te shkrimtarit Perry Moore.
-----------------------------------------------------------------------------

Princi Hary kerkon falje per fyerjet raciste

Princi Harry kerkon falje per fyerjet raciste

Pas publikimit te nje videoje ku 24-vjecari perdor fyerje raciste ndaj nje pakistanezi, duke e thirrur me termin percmues “paki”, ndersa nje tjeter shoku aziatik i drejtohet me fjalet “koke lecke”, trashegimtari i trete i fronit mbreteror ka kerkuar falje publike.

Videoja ishte regjistruar ne vitin 2006, gjate nje stervitjeje ne Qipro. Ne nje deklarate te pallatit mbreteror britanik thuhet se shprehja e perdorur nga princi nuk ishte dashakeqe.

Videoja e botuar nga e perjavshmja ”News of the World”, perfundoi ne internet. “Harry nuk ka dashur te fyeje mikun e tij dhe i vjen keq nese ka lenduar dike”, thuhet ne deklaraten falje. Vitin e kaluar Harry sherbeu dhjete jave ne Afganistan, por me pas u largua per motive sigurie.

Enti britanik i Kontrollit kunder Diskriminimit ka kerkuar nje hetim nga Ministria e Brendshme

----------------------------------------------------------------
Shqiperia jashte gares per “Oscar”-in
13/01/2009 22:45

Shqiperia jashte gares per “Oscar”-in
Filmi “Trishtimi i zonjes Shnajder” eshte jashte gares per cmimin “Oscar” ne kategorine e filmit me te mire te huaj. Juria ka zgjedhur nente filma nga 65 gjithsej, midis te cileve ishte dhe filmi i Pirro Milkanit.

 

Lista e nente filmave te zgjedhur nga komisioni jane “Revanche” (Austri), "The Necessities of Life" (Kanada), "The Class" (France), "The Baader Meinhof Complex" (Gjermani), "Valzer con Bashir" (Izrael), "Departures" (Japoni), "Tear This Heart Out" (Meksike), "Everlastings Moments" (Zvicer), "3 Monkeys" (Turqi).

Jashte liste eshte edhe filmi italian “Gamorra” i bazuar ne librin e Roberto Savianos.

Me 22 janar do te behet nje tjeter perzgjedhje ku do te zgjidhen pese filmat qe do te garojne per cmimin e madh per kategorine e filmit te huaj.

--------------------------------------------------------------
Leonardo Di Caprio preferon martesen
12/01/2009 12:25

Leonardo Di Caprio preferon martesen

Leonardo Di Caprio e ka mbledhur mendjen dhe enderron qe gjate ketij viti te martohet.

"Sot besoj shume tek martesa. E pranoj, qe bie ne kontradikte me gjithcka kam thene disa vite me pare, por deshiroj te martohem dhe te kem femije”, u shpreh aktori 34-vjecar. Ai shtoi se deklaratat e meparshme kane qene frut i mungeses se pervojes, pasi ka qene teper i ri.

“Me kalimin e viteve, rritesh. Para ca kohesh me terhiqnin gjerat siperfaqesore, por tani kuptoj se vlerat e verteta kuptohen me vonese, por mbeten”.

Pushimet ne Meksike me ish-te dashuren, modelen Bar Rafaeli mund ta kene bere qe te nderroje mendim

-----------------------------------------------------------------------------

Zellweger: Une ne altar? Asnjehere nuk i dihet…

Pothuajse asnjehere nuk ka pasur nje histori serioze dashurie, por nuk e perjashton mundesine qe ne te ardhmen te shkoje para altarit.

 

Behet fjale per bukuroshen hollivudiane Renee Zellweger, e cila ka rrefyer jeten e saj ne nje interviste te gjate per revisten “Marie Claire”. “Une te martohem? Nuk hedh poshte asnje hipoteze, pasi po te hedh syte pas, shikoj se kam bere gjera qe nuk i kam imagjinuar asnjehere edhe pse gjate gjithe kohes jam shume e zene me pune”, shprehet aktorja bionde, e cila eshte shfaqur ne forme gjate parades ne tapetin e kuq te cmimeve “Golden Globe”.


Ne aspektin profesional, jeta e Zellweger eshte shume e ngarkuar. Se fundi ate mund ta shohim ne filmin "Appaloosa", ndersa se shpejti do nise xhirimet per filmin "My one and only" ku do luaje ne krah te Chris Noth.

“Problemi im i madh eshte se jam ne larg shtepise gjate gjithe kohes, por jeten time nuk e ndiej sikur te jete bosh. Kam shume projekte per te vene ne jete. Dua te studioj histori amerikane e shkenca politike dhe me pas te jetoj ne nje apartament ne France per te permiresuar anglishten time. Prandaj mund te them se kam kohe per gjithcka”, shprehet aktorja amerikane.  

Besa ne Eurovizion?

E kemi pare te marre pjese ne shume festivale kengetaren Besa. Por nje pjesemarrje krejtesisht e vecante e saj, eshte ajo ne festivalin qe zhvillohet ne Rumani, nga ku fituesi do te perfaqesoje kete shtet ne Eurovizion.

 

Besa ka kaluar dy fazat e para te konkursit duke u perzgjedhur nga juria e festivalit. Tashme ajo eshte e vetmja e huaj mes finalisteve rumune pretendente per te marre pjese ne Eurovizion.

“Ne Rumani u paraqiten 214 kandidate ne fazen e pare, ne te dyten 270 dhe ne fazen e trete finalistet ishin 24, midis te cileve jam edhe une”, eshte shprehur Besa.

“Ne kete moment eshte publiku qe voton. Eshte pak dizavantazh per mua pasi atje nuk me njohin”, shtoi ajo. Kenga eshte ne gjuhen angleze dhe titullohet “Nothing’s gonna change”.

“Kenga eshte e stilit ‘soul’, eshte e embel, interesante dhe permban nje mesazh per dashurine”, shprehet ajo.

Ideja per te perfaqesuar Rumanine ne Eurovizion sipas kengetares ka lindur nga kompozitori rumun me te cilin ajo po bashkepunon vitet e fundit.

Shpresat per te fituar? “Pak rendesi ka. Qellimi im eshte te promovohem edhe jashte. Fitorja e vertete: Te perfaqesoj Shqiperine ne Eurovizion”, shprehet Besa.



Golden Globes, triumfon nje film indian
12/01/2009 08:55

Golden Globes, triumfon nje film indian

Shoqata e Hollywood per Shtypin e Huaj ndau cmimet e para kryesore te vitit per filmat kinematografike dhe televizive.

Cmimin "Globi i Arte" per prodhimin me te mire kinematografik e mori filmi indian “Slumdog millionaire”, i cili nga kjo mbremje doli me kater trofe, perfshi ate per regjine, skenarin dhe muziken me te mire .

Filmi “Vicky Cristina Barcellona” i Woody Alen u shpall fitues ne klasifikimin e komedise muzikore. Aktori Heath Ledger, i cili u gjet pa jete ne apartamentin e tij ne Los Angeles ne fillim te 2008 u shpall si aktori me i mire joprotagonist per rolin e tij te “Dark Knight”.

Rikthimi i Mickey Rourke ne ekranin e madh i solli atij edhe vleresimin me "Globin e Arte", si aktori me i mire per interpretimin e karakterit te mundesit, ne filmin "The Wrestler”.

Aktorja Kate Winslet fitoi dy "Gobe te Arte", njerin si aktorja me e mire ne rol kryesor, per filmin “Revolutionaty Road” dhe tjetrin si aktorja me e mire ne interpretimin e nje roli joprotagonist ne filmin “The Readers”.

Asnje sukses per filmin e shumeperfolur italian “Gomorra”, te frymezuar nga libri i Roberto Saviano. Ai eshte mposhtur nga filmi i animuar izraelit “Kercim me Bashirin” ne konkurimin e filmave te huaj.

Kane qene te shumte te zhgenjyerit e mbremjes se djeshme. Duarbosh mbeten Leonardo Di Caprio, Brad Pitt, Tom Cruise, Sean Penn, Meryl Streep, Angelina Jolie, Hanne Hathaway dhe Penelope Cruz.

"Golden Globe" shihen si paraprires se fituesve te cmimeve Oscar.

 
  VALON
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  tettovahome.de.tl
  Per te gjithe
Nese keni ndonje verejtje,sugjerim ose dicka te ngjajshme me keto,mendimet tuaja mund ti shprehni duke derguar e-mail ne loni_tetova@hotmail.com
ose
ifi-223@hotmail.com
-Gjithashtu kemi ndare edhe hapsiren e komenteve te cilen mund ta perdorni per te njejtin funksion.
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje:
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Today, there have been 37 visitors (45 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free