Tetova  
 
  Politike 04/27/2024 12:26am (UTC)
   
 

Prishtina: S’ka bisedime pa SHBA dhe BE

Prishtina: S’ka bisedime pa SHBA dhe BE

Qeveria e Kosoves ka vendosur sot, ne mbledhjen e rregullt te saj se me Serbine do te bisedoje vetem per ceshtje teknike qe lidhin dy vendet, gjithmone nese ne bisedime do te marrin pjese edhe SHBA e BE.

Ne perfundim te mbledhjes, zevendeskryeministri Hajredin Kuci ka bere te qarte se Prishtina do te refuzoje kategorikisht cdo bisedim per statusin, i cili tani eshte ceshtje e mbyllur.

“Qeveria e Kosoves edhe nje here thekson se eshte kunder atyre bisedimeve me Beogradin qe e tejkalojne karakterin teknik. Gjithashtu, pa perfaqesues te Shteteve te Bashkuara dhe te Bashkimit Evropian nuk do te bisedohet as per ceshtjet teknike”, ka deklaruar Kuci pas mbledhjes se qeverise.

Me tej numri dy i qeverise kosovare ka theksuar se Kosova do te bisedoje vetem si nje shtet sovran dhe ka kritikuar Beogradin  per qendrimin ndaj kosoves
''i cili ka mbetur identik me ate te viteve ''80'' dhe ''90''.
-------------------------------------------------------------

Goditen zyrat e UNRWA e nje spital ne Gaza

Izraeli vazhdon ashper sulmet ne Gaza. Tanket kane perparuar me thelle ne qytet duke shkembyer zjarr me militantet e Hamasit, ndersa artileria izraelite ka goditur sot seline e OKB-se per refugjatet (UNRWA) dhe nje spital ne Gaza.

Tre punonjes te OKB-se jane plagosur nga sulmi dhe agjencia per refugjatet ka pezulluar aktivitetin dhe shperndarjen e ndihmave mjekesore e ushqimeve, pasi kamionet e tyre nuk jane larguar dot nga ndertesa.

Ajo eshte goditur nga predhat e artilerise, ndersa brenda saj ndodhen edhe zyrat e disa agjencive lajmesh. Ndersa spitali i Gazes njoftohet se eshte perfshire nga flaket e zjarrit. Dy kameramane palestineze jane plagosur nga sulmet, deklaruan disa deshmitare.

Ata shtuan se nga dritaret dhe ballkonet e shtepive mund te shihen luftimet mes Hamasit dhe tankeve izraelite, pasi ushtaret kane depertuar thelle ne qytet.
--------------------------------------
Izraeli kerkon falje per sulmin ndaj zyres se OKB

Izraeli kerkon falje per sulmin ndaj zyres se OKB

Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-Moon, qe ndodhet per vizite ne Izrael, ka deklaruar se armepushimi ne Rripin e Gazes mund te jete i afert.

Komentet erdhen pak kohe pasi ai denoi sulmin izraelit ndaj godines se zyres se OKB-se per refugjatet. Ndersa ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak, i kerkoi falje Ban Ki Moon ne emer te Izraelit per sulmin ndaj nderteses.

Barak e cilesoi ngjarjen si nje gabim te rende te forcave izraelite.

--------------------------------------
Maqedoni, partite shqiptare pa kandidate ne zgjedhje
16/01/2009

Maqedoni, partite shqiptare pa kandidate ne zgjedhje

Partite shqiptare ne Maqedoni nuk do te paraqesin kandidatura per zgjedhjet presidenciale te marsit. Por ato po pergatisin paketat e koncensioneve politike per t’i shkembyer me mbeshtetjen qe do t’i japin aleateve te tyre maqedonas.

Edhe pse shqiptaret perbejne 30 perqind te popullates nuk mund te pretendojne te udheheqin ne poste kyce.

Keshtu partite jane dorezuar qe para nisjes se gares, duke mos prezantuar asnje kandidat per postin e kreut te shtetit.
Interesi i vetem i partive eshte pakti me ndonje parti maqedonase, me qellim arritjen e plotesimit te kerkesave te shqiptareve.

“Shanset per te fituar jane te pakta. Ne keto zgjedhje ne mund te mos dalim fare, po gjithsesi ato mbeten nje moment i mire per te kuptuar potencialin e votuesve shqiptare”, u shpreh Xhevat Ademi, deputet i BDI-se.

Sekretari i pergjithshem i Partise Demokrate te Shqiptareve, Imer Aliu, konfirmoi se kjo force nuk do te dale ne zgjedhje. 
-------------------------------------------------------------
Ceremonia, gati edhe "bisha" e Obames
16/01/2009 12:10

Ceremonia, gati edhe Barak Obama, padyshim qe do te jete njeriu me i siguruar ne bote. Pak dite para se ai te behet zyrtarisht presidenti i Shteteve te Bashkuara eshte bere e njohur per publikun edhe makina e tij, nje limuzine super e blinduar.

Makina duket sikur eshte e Xhejms Bond, po shenja dalluese e presidentit, te ben te kuptosh se larg saj do te qendroje edhe spiuni me i madh ne bote.

Limuzina presidenciale, e quajtur ndryshe "bisha" do te shfaqet per publikun me 20 janar, diten e ceremonise se betimit te Barak Obames.

Kjo makine, sipas sherbimeve sekrete, do t'i siguroje jeten presidentit amerikan ndaj cdo lloj sulmi te mundshem.

Struktura e saj eshte sekret, por i sigurte mbetet fakti se kjo makine eshte fjala e fundit e teknologjise.































--------------------------------------------------------------
 
Hamas: Nuk pranojme asnje kusht per armepushimin

Hamas: Nuk pranojme asnje kusht per armepushimin

Lideri i Hamasit ne mergim, Khaled Meshaal, ka deklaruar se nuk do te pranohet asnje kusht i vendosur nga Izraeli per arritjen e nje armepushimi ne Gaza.

Lajmi behet i ditur nga televizioni arab Al Xhazira. Nderkaq, presidenti francez Sarkozy, duke folur perpara trupit diplomatik, u shpreh se nderhyrja ushtarake ne Gaza nuk e forcon sigurine ne Izrael.

“Kriza ne Gaza eshte nje tragjedi humanitare, e panevojshme dhe e pergjakshme. Ajo duhet ndalur”, tha Sarkozy.

Ndersa presioni diplomatik per armepushimin eshte shtuar, flitet se ceremonia e betimit te presidentit amerikan Obama diten e marte mund te shoqerohet me nje vendim te Izraelit per te ndalur sulmet ne Gaza.
-------------------------------------------------------------
Goditen zyrat e UNRWA e nje spital ne Gaza

Gaza, neser mblidhet Asambleja e Pergjithshme

Eshte pergatitur per neser nje mbledhje emergjente e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara per te arritur nje armepushim te menjehershem ne Rripin e Gazes, ashtu sic parashikon rezoluta 1960 e KS.

 

Nderkohe, situata ne Gaza vazhdon te jete e tensionuar. 7 ushtare izraelite kane mbetur te plagosur, njeri prej te cileve ne gjendje te rende, nga militantet palestineze ne hyrje te Rripit. Sipas mediave lokale, guerrilasit palestineze kane qelluar raketa anti-tank kunder ushtarakeve.

Nderkohe, ushtaraket izraelite kane vrare ne veri te Rripit te Gazes nje kamikaz palestinez qe ishte gati te hidhej ne ere.


---------------------------------------
Libani sulmon me raketa Izraelin

Libani sulmon me raketa Izraelin

Libani ka hedhur serish raketa ne territorin izraelit mengjesin e sotem.

Dy-tre raketa katysha rane ne qytetin hebre Kiryat Shmona. E perditshmja izraelite "Haaretz", konfirmon se raketat rane ne nje zone te pabanuar dhe nuk shkaktuan viktima apo te plagosur.

Forcat e armatosura izraelite jane kunderpergjigjur jo me vone se nje minute duke patur si objektiv veriun e qytetit Ghajar. 
--------------------------------------------------------------------------------

Terrorizmi, Obama: Bin Laden, kercenimi numer nje

Terrorizmi, Obama: Bin Laden, kercenimi numer nje
Osama bin Laden mbetet kercenimi numer nje per Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
 
Deklaraten e ka bere presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama i cili ka deklaruar se nuk ka ndermend te ule vigjilencen ndaj kercenimit te terrorizmit.
“Al Kaeda dhe lideri i saj Osama Bin Laden mbeten kercenimi numer nje per SHBA-te”, eshte shprehur Obama.

-----------------------------------------------------------------------------

Gazi, Putin: BE, masa ndaj Ukraines

Gazi, Putin: BE, masa ndaj Ukraines

Presidenti rus, Vladimir Putin fton Komisionin Evropian qe te forcoje presionet per te detyruar Ukrainen te rilejoje furnizimin me gaz drejt Evropes.

Nderkohe kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko deklaroi se eshte gati te takohet me Putin per te gjetur nje zgjidhje konsensuale.

Pak me pare edhe kreu i KE-se, Jose Manuel Barroso kerkoi ndeshkim ligjor per kompanite Gazprom dhe Naftogaz.
_____________________________________________

Kicmari: BE te heqe vizat per shtetasit e Kosoves
14/01/2009 13:10

Kicmari: BE te heqe vizat per shtetasit e Kosoves

I ngarkuari me pune i Kosoves ne ambasaden ne Vjene Sabri Kicmari, ne nje interviste per gazeten austriake “Der Standard” i ka bere thirrje BE-se per heqjen e vizave per shtetasit e Kosoves.

Kjo do te ishte sipas tij, rruga me e mire per ta ndihmuar demokracine dhe ekonomine e Kosoves. Ai ka perkrahur iniciativen e kryesuesit te BE, Cekise, per liberalizimin e regjimit te vizave per vendet e Ballkanit perendimor, duke mos perjashtuar Kosoven.

Politika serbe ka thane Kicmari, vazhdon te mbetet e lidhur me te kaluaren dhe po pengon integrimin e qytetareve serbe te Kosoves ne shoqerine kosovare.

------------------------------------------------------------------------------

I penduari: Ja si u varrosen trupat e shqiptareve
14/01/2009 16:10

I penduari: Ja si u varrosen trupat e shqiptareve

Policia e Sllobodan Millosheviçit transportoi trupat e shqiptareve te Kosoves te masakruar dhe i varrosi ata ne varre masive per te mbuluar gjurmet e krimeve.

Rrefimi eshte bere nga Dragan Karleusha, ish-zyrtar i larte i strukturave serbe te sigurise, i cili ka bere te ditur disa detaje te masakres se Suharekes.

“Trupat nga masakra e Suharekes u transportuan me nje kamion frigorifer qe u hodh ne Danub ne vitin 1999, me urdher te zyrtareve me te larte te Milloshevicit”, ka pohuar Karleusha.

Ai ka deshmuar ne gjyqin ndaj tete policeve serbe te akuzuar per vrasjen e 48 civileve shqiptare ne Suhareke ne mars te 1999.

 
  VALON
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  tettovahome.de.tl
  Per te gjithe
Nese keni ndonje verejtje,sugjerim ose dicka te ngjajshme me keto,mendimet tuaja mund ti shprehni duke derguar e-mail ne loni_tetova@hotmail.com
ose
ifi-223@hotmail.com
-Gjithashtu kemi ndare edhe hapsiren e komenteve te cilen mund ta perdorni per te njejtin funksion.
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje:
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free