Tetova  
 
  Shkence 01/24/2021 7:38pm (UTC)
   
 

Gati mikroroboti, do perdoret ne nderhyrjet kirurgjikale
20/01/2009 11:25

Gati mikroroboti, do perdoret ne nderhyrjet kirurgjikale
Shkencetaret thone se se shpejti ne nderhyrjet kirurgjikale do t’u vijne ne ndihme robote shume te vegjel.

Sipas tyre, brenda vitit do te jete gati mikroroboti qe mund te injektohet ne arterie dhe mund te levize ne te gjithe trupin.

Shkencetaret australiane te Monash University ne Melbourne, shkruajne ne “Journal of Micromechanics and Microengineering” se roboti ka nje motor rreth nje milimeter, leviz fale nje bishti sikur te jete helike dhe noton ne gjak.

Mikroroboti perbehet nga nje mikrotelekamera dhe drejtohet nga nje kirurg. Ai eshte keshtu i afte te operoje dhe te nderhyje me saktesi ne cdo pjese te trupit. Motori mund te perdoret per t’u dhene fuqi miniroboteve te perhapen brenda trupit.

Deri tani disa nderhyrje kirurgjikale pengohen per shkak te permasave dhe fleksibilitetit te instrumentave qe perdoren. Ndersa robotet e vegjel kane avantazhin qe mund te levizin lirshem ne trup.
--------------------------------------
Trashegimia, ADN-ja s’eshte i vetmi pergjegjes

 

Kerkuesit e “Addiction and Mental Health” ne Universitetin e Torontos kane zbuluar se nje mekanizem molekular sekondar mund te jete nje prej shkaktareve te transmetimit te karakteristikave gjenetike si psh, ngjyra e syve apo karakteristikat e tjera te vecanta patologjike.
Ky zbulim i hap rrugen strategjive te gjenetikes per te luftuar semundjet e pasherueshme. Publikimi i plote i studimit eshte bere ne revisten shkencore “Nature Genetics”.
------------------------------------
Klima, Worldwatch: Ose ndryshojme, ose vdesim


19/01/2009 19:05

Trashegimia, ADN-ja s’eshte i vetmi pergjegjes
Nga kerkimet e bera ne Toronto, del se ADN-ja nuk eshte i vetmi faktor qe transmeton trashegimine.

Klima, Worldwatch: Ose ndryshojme, ose vdesim

Te ndryshojme stilin tone te jetes ose te vdesim. Ky eshte mesazhi ne thelb te raportit vjetor te “Worldwatch Institute” i cili cdo vit mbledh 47 studime nga shkencetaret me te mire te botes per ndryshimet klimatike.
 
Konkluzioni i tyre nuk le alternative te trete: Bota duhet te pakesoje ne menyre drastike, brenda 2050-es aftesine aktuale per te ndotur, ne vecanti emetimin e dioksidit te karbonit ne atmosfere, ne te kunderten do te perballet me katastrofa epokale.
“Gjendja e botes eshte perkeqesuar dhe eshte domosdoshmerisht e nevojshme per te arritur ne nje nivel te ri te zhvillimit te bazuar mbi prodhimin dhe konsumin e energjise qe respekton ambjentin”, theksohet ne raport.

----------------------------------------------------------------------------

Zbulimi i NASA-s: Ne planetin Mars ka jete
15/01/2009 10:35

Zbulimi i NASA-s: Ne planetin Mars ka jete
Ne planetin Mars ka jete. Ajo ekziston ne formen e baktereve dhe NASA eshte gati te zbuloje pranine e tyre.

Gazi metan, i perqendruar vetem ne disa zona bashke me akujt e ujit dhe akujt, krijon terrenin per nje jete alienesh. Bakteret prodhojne gaz si cdo qenie tjeter ne toke.

Zbulimi i NASA-s bazohet ne analizat nga toka permes teleskopit Mauna Kea ne Havai dhe zbulimet e sateliteve qe rrethojne Marsin. Qe ne vitin 2004 u hodh hipoteza se metani marsian ka orgjine nga kafshet.

Gazi duhet te jete prodhuar nga baktere, qe jetojne ne oaze te vogla, ku uji ne gjendje te lengjshme arrin t’i mbaje ne siperfaqe, fale nxhetesise diellore, pavaresisht temperatures se ulet te planetit.
----------------------------------------------------------------------------
Femijet nen 2 vjec sa me pak para televizorit

Femijet nen 2 vjec sa me pak para televizorit

Te lesh femijet nen moshen dy vjec para televizorit, nuk eshte nje ide e mire.
 
Sipas nje studimi amerikan te “Seattle Children's Hospital”, femijeve nen moshen 2 vjec, shikimi i televizorit nuk u ben mire. Ky studim eshte publikuar ne ravisten “Acta Paediatrica”, ku theksohet se ndjekja e televizorit me kohe te zgjatur, nuk lejon zhvillimin normal te nje te mituri.
Gjithashtu, sipas studimit, femijet nuk duhet te kalojne shume ore duke pare filma vizatimore, pasi kjo mund t’i lidhe perhere e me shume me ekranin e televizorit. Te dhenat flasin se ne SHBA, vetem 6 % e prinderve e dine me saktesi se cfare rreziqesh kane femijet qe shikojne me ore te zgjatura televizorin. 
----------------------------------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------

Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes
13/01/2009 19:55

Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes
Gjate punimeve te kongresit te Unionit Gjeofizik Amerikan eshte hedhur nje ide e padegjuar me pare per te ulur temperaturen e Tokes.

 

Sipas nje shkencetari, hedhja e sulfurit ne atmosfere do te ndikonte ne uljen e ndjeshme te temperaturave ne planetin tone. Por kjo hipoteze eshte ndeshur menjehere me kundershtime te medha, pasi mendohet se sulfuri ne atmosfere do shkaktonte shira me permbajtje sulfurike dhe do te ndikonte ne zgjerimin e vrimes se ozonit.

Projektin e sulfurit e ka prezantuar fituesi i cmimit Nobel per kimine, holandezi Paul Jozef Crutzen, i cili bashke me kolegun Thomas Wigley e ka mbajtur gjalle debatin per te ardhmen e planetit. “Behet fjale per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur ne nje lartesi 10-15 km ne zonen e Tropikut”, shprehet Crutzen qe po e studion kete ide qysh prej vitit 2006.

“Pasi te arrije ne kuoten e caktuar te lartesise, materiali do te digjet ne menyre qe te transformohet ne bioksit sulfurik qe me pas konvertohet ne sulfat. Kjo perberje kimike thith nje pjese te madhe te rrezeve diellore, cka do te ule ndjeshem temperaturen mesatare te Tokes. Ky operacion duhet te kryhet cdo dy vjet”, vijon shkencetari holandez.

Per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur do te nevojiteshin 30 mije topa stratosferike dhe kostoja e projektit arrin deri ne 14 miliarde euro ne vit. Nga ana tjeter, kundershtaret e projektit thone se pervec shirave sulfurike dhe zgjerimit te vrimes se ozonit, hedhja e sulfurit ne atmosfere mund te ndryshoje edhe regjimin e jetes se gjalle ne Afrike dhe Azi.

“Hipoteza e fundit do te rrezikonte jeten e miliona njerezve ne nevoje”, shprehet Alan Robock nga Universiteti Rutgers. Nderkohe, gjate samitit te San Franciskos jane hedhur edhe disa hipoteza te tjera per menyren e uljes se temperatures ne Toke, por ajo e shkencetarit holandez eshte afruar me shume me realitetin. 
-----------------------------------------------------------------------------
Milingonat punetore vrasin “mikeshat” e mbretereshes

Milingonat punetore vrasin “mikeshat” e mbretereshes

Kerkuesit gjermane dhe ata amerikane kane bere nje zbulim shume interesant rreth jetes se milingonave.

 

Gjate studimit, ata kane zbardhur menyren e te jetuarit mes strukturave te ndryshme ne radhet e insekteve. nE Ne eksperimentit, tek milingonat punetore eshte hedhur arome hidrokarburesh, arome kjo qe ngjan shume me ate te “mbretereshave”, te cilat jane te vetmet qe mund te riprodhohen.

Duke studiuar sjelljen, eshte vene re se ne vendet ku ndodhej mbreteresha, milingonat punetore vrisnin shoqet e tyre me eren e saj, ndersa milingonat pa nje mbretereshe jetuan.

Studimi i Arizona State University eshte publikuar ne revisten “Current Biology”. “Ky studim konfirmon rendesine e madhe qe kane aromet ne boten e insekteve”, thote nje perfaqesues i grupit te studiuesve.  
Google dhe televizoret plazma ndotin ambientin
12/01/2009 13:10

-----------------------------------------------------------------------------

Google dhe televizoret plazma ndotin ambientin

Ne    Britanine e Madhe ka nisur nje lufte e vertete kunder televizoreve plazma. Konsumojne teper energji, kater here me shume se tv-te e zakonshem.

 

Sipas dy kerkimeve shkencore, keta lloj televizoresh se bashku me motorin e kerkimit Google ka rezultuar se ndotin ambientin.
Cdo kerkim ne Google prodhon 7 gram dioksid karboni, duke cuar ne rritjen e temperatures se planetit. Qeveria e Gordon Brown ka vendosur te luftoje tv-te qe konsumojne shume energji, ndersa BE po analizon detajet e nje rregulloreje te re, qe do te detyroje respektimin e disa standardeve minimale per te gjithe televizoret, me qellim qe te perdoren ata qe kursejne energji.

Plani merr si shembull masat e hyra ne fuqi ne Europe per frigoriferet dhe pajisje te tjera elektrike, qe te kursehet energji. Alex Wissner-Gross, kerkues ne universitetin e Harvardit eshte i bindur se cdo kerkim ne kompjuter ka nje impakt ne mjedis.
Perdorimi vetem i nje faqeje interneti prodhon 0, 02 gram dioksid karboni per sekonde dhe kjo shifer rritet nese faqja ka edhe foto, apo pamje filmike.

Nje studim i meparshem ne SHBA kishte treguar se teknologjia e informacionit shkakton leshimin e 2 perqind te gazit karbonik, ose e njejta perqindje qe shkaktohet nga aviacioni civil.

 





Comments on this page:
Comment posted by Connie C. Khan, 04/17/2012 at 9:40am (UTC):
I have wanted to post something like this on my site and you have given me an idea. Cheers.



Add comment to this page:
Your Name:
Your message:

 
  VALON
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  tettovahome.de.tl
  Per te gjithe
Nese keni ndonje verejtje,sugjerim ose dicka te ngjajshme me keto,mendimet tuaja mund ti shprehni duke derguar e-mail ne loni_tetova@hotmail.com
ose
ifi-223@hotmail.com
-Gjithashtu kemi ndare edhe hapsiren e komenteve te cilen mund ta perdorni per te njejtin funksion.
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje:
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Today, there have been 102 visitors (555 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free